Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vlerësoi 10 shkurtin si “ditën më të fuqishme të kryengritjes paqësore pas vitit 1991” dhe e quajti atë një shenjë guximi dhe dinjiteti për shqiptarët.
Në një bashkëbisedim online me qytetarët, ai theksoi se opozita nuk do të ndalet pa rrëzuar, siç e quajti ai, “narkoshtetin”.
Berisha paralajmëroi protestën kombëtare të radhës më 20 shkurt dhe nënvizoi se fitorja e opozitës do të varet nga vendimi i qytetarëve për të mbajtur bllokimin e bulevardit.
Ai akuzoi qeverinë për “grabitjen e zgjedhjeve, korrupsion dhe shkatërrim të pasurive publike” dhe theksoi se opozita kërkon integrimin e Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe jo mashtrime.
Berisha përfundoi duke shprehur mirënjohje për qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së opozitës dhe që sipas tij, përcollën një mesazh shprese dhe dinjiteti brenda dhe jashtë vendit.



