
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive për të rindezuar sistemin e vjetër të transmetimeve.
Me anë të një statusi në rrjetin social "Twitter", kreu i qeverisë thekson se zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri.
Por kryeministri ka kritikuar edhe AMA duke thënë nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri.
“Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri. #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT”, shkruan kryeministri.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shtyrë sot fikjen e transmetimeve analoge për 4 muaj. Me sa duket për shkak të problemeve me të cilat janë hasur qytetarët dhe ankesat e shumta, AMA e ka parë të udhës këtë vendim.
AMA deklaron se do të rindizen sërish transmetimet analoge dhe se sinjali analog i transmetimit do të fiket më 15 janar 2019.



