Edhe pse ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve që e ka nxjerrë tashmë në opozitë, LSI e vlerëson procesin me notën 2. Gjatë monitorimit të numërimit të votave në njësinë 5 në tiranë, Kryetari I saj Petrit vasili ashpërsoi tonet, duke deklaruar se edhe deputetë janë përfshirë në atë që e quajti proces të fëlliqur. Vasili hedh dyshime mbi heshtjen e partisë demokratike.



