
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga shefi i opozitës, Lulzim Basha në bashkëbisedimin me gazetarët.
Me anë të një postimi në "Twitter", Rama thotë se Departamenti Antishpifje në Partinë Socialiste ka konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj tij.
Rama thotë se Bashën e ka zënë paniku nga zgjedhjet e ardhshme vendore.
“Artist, jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje. Konferencë shtypi me diare intensive më thonë. E di xhan e di, të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës. Mbahu fort”, shkruan Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike në një konferencë për shtyp nga ku tha se përballja me qeverinë mund të vijë më shpejt nga sa është menduar për shkak të disa skandaleve që sipas tij do publikohen së shpejti.



