Politologu Alban Daci ndan mendimin se revolucionet demokratike nuk lindin nga kauza të mëdha, por nga akumulimi i pakënaqësive.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se protesta e nisur kundër projektit në Zvërnec, në thelb shkon në favor të Partisë Demokratike por shtoi se kjo parti luajti gabimisht duke mos e shpjeguar drejt teorinë e investimeve të huaja.
Kjo protestë vjen pasi nuk mban më ujë pilafi. Revolucionet demokratike nuk lindin nga kauza të mëdha por nga akumulimi i pakënaqësive. Rrethimi me tel me gjemba ishte i papranueshëm. Nuk ka pronë private në Shqipëri me 15 kilometër bregdet.
Është interesi i të gjithëve. Ti mund të jesh pronar, mund ta zhvillosh, por ti nuk më ndalon dot të shkoj të bëj not. Mënyra se si u trajtua ai qytetari ishte jashtë çdo lloj dimensioni human dhe ishte sinjal që nesër mund ta kemi ne radhën.
Partia Demokratike është kompleksuar nga dy gjëra dhe ka luajtur gabimisht politikisht. Ka luajtur gabimisht duke mos e shpjeguar drejt teorinë e investimeve të huaja. Se ka disa histori nga investimet e huaja që shqiptarët nuk kanë marrë asnjë lloj benefiti.
Ajo që ka rënë në kurth PD, është teoria e familjes së SHBA. E para është një investim privat dhe nëse do jetë e familjes Trump.
Kur ka një investim privat, qëllimi privat i çdo sipërmarrësi është fitimi. Kompleksi i dytë që ka PD është që për shkak të rrethanave të saj nuk ka bërë një diagnozë. Në thelb kjo protestë është në favor të Partisë Demokratike.



