Mihajloviç: Rifillimi i dialogut- arritja e një kompromisi me Kosovën

Mihajloviç: Rifillimi i dialogut- arritja e një kompromisi me Kosovën

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlloviç, ka kërkuar që dialogu me Kosovën të rifillojë sa më shpejt.

Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, njëherësh edhe zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlloviç, ka kërkuar që të hiqet taksa dhe të rifillojë dialogu me Kosovën.

Siç shkruajnë mediet serbe, Mihajlloviq, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se është e rëndësishme që autoritetet kosovare ta heqin taksën dhe sa më shpejt që të jetë e mundur të rifillojë dialogu në mënyrë që siç u shpreh ajo, të mund të arrihet një kompromis për çështjen e Kosovës, transmeton Blici serb.

Sipas Mihajlloviçit, nëse arrihet një kompromis për çështjen e Kosovës, atëherë kjo do të siguronte stabilitet dhe një të ardhme shumë më të mirë për tërë rajonin dhe jo vetëm për Kosovën e Serbinë.

“Është koha e vetme që dy kombet, serbët dhe shqiptarët, të arrijnë një kompromis që do t’i sigurojë të gjithëve një të ardhme më të mirë, në vend që të heqin më tej barrierat që na rikthejnë në të kaluarën”, u shpreh Mihajlloviç, e cila shtoi se arsyeja përse duhet dhënë shans dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjes së një marrëveshje ka të bëj me mundësitë që mund t’i sillte kjo marrëveshje.

Tutje, Mihajlloviç citohet të ketë thënë se, në të kaluarën ka pasur shumë mundësi të humbura në rajonin tonë për të ecur përpara dhe siç u shpreh ajo, “ ne kemi humbur shumë kohë që mund të ishte përdorur për zhvillim”.

Sipas saj, nëse Kosova e heq taksën ndaj mallrave serbe, atëherë epilogu i dialogut do të jetë arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy