Kalemaj: Rama qeveris përmes demagogjisë, ka shumë fasadë dhe pak substancë

Kalemaj: Rama qeveris përmes demagogjisë, ka shumë fasadë dhe pak substancë

Analisti Ilir Kalemaj, fjalën e Kryeministrit Edi Rama përballë fermerëve për policinë, pedagogët, kullat dhe oligarkët, e sheh si vazhdim të retorikës së tij.

Duke folur për MCN Tv, Kalemaj tha se Kryeministri ankohet se i ka të gjitha mediat kundër, por shtoi se propaganda qeveritare mbyt çfarëdolloj zëri, qoftë dhe opozitar.

Sipas tij, Kryeministri përpiqet të shesë si sukses çdo dështim të qeverisë.

I kujt është faji që janë shtuar katet pa leje, i satelitëve të munguar, apo i vetë zotit Rama që po mbyll vitin e dhjetë në qeveri? Se ka qenë po aq kohë në krye të bashkisë dhe ka qenë përgjegjës për monitorimin.

Zoti Rama fajëson apo bën demagogji duke thënë se janë rritur rrogat e pedagogëve më shumë se çdo rogë tjetër dhe më pas përgënjeshtron veten dhe thotë se janë rritur 7%, por në fakt nuk janë rritur fare se inflacioni është 8%.

Për kanabisin nuk e kontrollon dot, se Shqipëria është bërë burim trafiku dhe nga ana tjetër thua do e legalizosh për arsye mjekësore.

Për amnistinë fiskale nga njëra anë je në listën e zezë të Bashkimit Europian që thotë se nuk duhen bërë përpjekje për të legalizuar paratë e krimit dhe nuk duhen dhënë pasaportat e arta.

Por ai vazhdon me kokëfortësi se do i çoj deri në fund dhe thotë do legalizoj 2 milionë euro.

Kryeministri e ka thënë se ne nuk do të tërhiqemi nga amnistia dhe jemi gati të bëjmë paketën që ta miratojë në parlament.

Duhet të flasim paraprakisht në një gjatësi vale me faktorin ndërkombëtar. Këto janë retorikë. Ai është në rregull, qeveris përmes demagogjisë. Ka shumë fasadë dhe pak substancë.

Deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit se gjeti shkelje flagrante në praktiken e policisë, për vdekjen pas shoqërimit të të riut Leart Kurti, Kalemaj e komenton me fjalët se brutaliteti policor është diskutuar edhe në Francë dhe shtete të tjera dhe se nuk është rasti i parë që ndodh edhe tek ne.

Por sipas tij, menjëherë fillon makineria e baltës se i riu kishte humbur jetën nga gëlltitja e lëndës narkotike.

Lihet vend për dyshim se ndaj tij është përdorur brutalitet policor.

Mendoj se është shqetësuese dhe duhen marrë masat përkatëse në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe partnerëve ndërkombëtarë që kanë bërë thirrje për monitorim më të rreptë të policisë.

Nuk mund ti varim shpresat te Ardi Veliu, i cili është një ushtar partie dhe këtë e dimë të gjithë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy