Alibeaj tha pak minuta në Kuvend se Ramës iu rrëzua që sot skema e neveritshme e zgjedhjes së Presidentit. Ai përsëriti disa herë gjatë fjalës së tij (nga vendi) se demokratët e qytetarët kërkojnë që Rama t’i japë përgjigje raportit të DASH.
Nuk po dal aty se rreziko që dikush të më zërë foltoren. Zarfat merrini e çojini atje ku e kanë vendin. Nuk është thënë asnjë fjalë për raportin e DASH. Erdhi me idenë për të krijuar diversion për opozitën, por nuk parashikoi shpirtrat e lirë. Se atë ose e ka kapur një trafikant, ose një një oligark.
Ka folur ky në emër të Amerikanëve. Fol tani ta kanë shkruar e zeza mbi të bardhë. Po flasim për fenomenin, je duke shijuar vota të krimit të organizuar. Edhe zgjedhja e presidentin, mundohet ta mbulojëm me gjasme procese, me vota të vjedhura, me vota non-grata me pushtet që nuk e ke. Do ja thotë dhe BE-ja. Ne kemi detyrë ta bëjëm të qartë. Skena neveristëse si ky donte të krijote për zgjedhjen e presidentit.
Kur do i japësh përgjigje raportit të DASH? Përgjigjen do e presim gjithmonë.



