Më 27 qershor u përkujtua Dita e Gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë. Alba Haruni, studiuese, në një diskutim në studion e MCN Informacion tha se politika nuk e fut në axhendën e vet këtë çështje, pasi i trembet Greqisë. Ajo theksoi se momenti i vetëm kur çështja çame pati progres real është viti 2016.
Janë dy filozofi: panhelenizmi dhe megalidhea që kanë qenë pararendëse të ’44-s, që janë finalizimi i një procesi vuajtjesh dhe kalvari.
Në familjen time, gjyshja kishte lindur në Grebene. Bën pjesë te familjet që pas traktatit të Lozanës kaluan kalvarin e tyre. Shumë familje shqiptare që jetonin në Greqi u ndanë nga njëri-tjetri.
Të përmendësh sot në axhendën e një partie, siç parashikon rezoluta, mendoj se tremben përballë shtetit fqinj sepse ju rrezikon karriget e pushtetit. Në 2016-n pati pikën kulmore çështja çame përballë shtetit fqinj. Por sa i mbarë aq edhe i mbrapshtë ishte ai vit.
Është çështje primare për komunitetin, por është pjesë e gjitha axhendës. Vetë PDIU ka bërë punë të mirë në pasqyrimin e masakrave duke ndihmuar studiuesit për botimin e shumë librave. Ajo që harrohet shpesh është evidentimi dhe faktimi i këtij gjenocidi.



