
Pedagogët kanë paralajmëruar sot zhvillimin e një proteste kombëtare para Universitetit Politeknik.
Një reagim ka ardhur edhe nga kreu i PD Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale bën thirrje që të gjithë t’i bashkohen protestës.
“Sot, në ora 11:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës, protesta e fuqishme kombëtare e universiteteve. Të gjithë në protestë! sb”, shkruan Berisha.
Kujtojmë që kryedemokrati ka thirrur një protestë opozitare kundër qeverisë Rama më 12 nëntor.



