Osmani takon Escobar, Peach dhe Sarrazin: Zgjidhja e vetme për Kosovën është integrimi në strukturat euro-atlantike

Osmani takon Escobar, Peach dhe Sarrazin: Zgjidhja e vetme për Kosovën është integrimi në strukturat euro-atlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit të Prespës, ka realizuar takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach si dhe me emisarin special të Gjermanisë, Manuel Sarrazin.

Osmani, përmes një një njoftimi në rrjete sociale ka theksuar se gjatë takimit me top-diplomatët të shteteve respektive ka ripërsëritur qëndrimin e Kosovës, se integrimi i saj në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për të parandaluar agjendën destabilizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë.

Sipas Osmanit, angazhimi i partnerëve të Kosovës në Ballkanin Perëndimor është hapi i duhur drejt rienergjizimit të procesit integrues, i cili siguron paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy