Teksa sot në Prishtinë po mbahet seanca e parë e përbashkët e dy Kuvendeve, Shqipëri-Kosovë, analisti dhe drejtori i Storm-RKS, Argjend Zejnaj, për “MCN live” thotë se kryeministri Edi Rama, do duhej të vite me disa konkluzione politike diplomatike për Kosovës.

Sipas tij, Rama duhet të ndihmonte Kosovën që t’i hiqen masat nga BE, kjo për hir të së ardhmes së integrimit evropian të vendit.
Masat që po sanksionojnë Kosovën janë pengesë prandaj edhe kryeministri Rama do duhej që ti ndihmonte edhe presidentes Osmani që të insistonte që këto masa t’i hiqen Kosovën, jo për hir të qeverisë, presidentes, por për hir të së ardhës së Kosovës, drejt integrimit evropian.
Ne sot gjendemi në një situata ku e kemi pësuar edhe një sulm të financuar nga Serbia, dhe për te cilat nuk ka asnjë informacion se kush është supeortuese nuk kemi as drejtësi as konkluzion nga BE nga hetimet e tyre se kush është fajtori që e ka financuar që të vrasë atë policin në territorin e Kosovës, dhe Kurti nuk insiston në këto pika.



