Katër ditë para dëshmisë së Thaçit në Hagë, Meta e pret në Gjirin e Lalzit

Katër ditë para dëshmisë së Thaçit në Hagë, Meta e pret në Gjirin e Lalzit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot në një takim jo zyrtar homologun e tij shqiptar të Kosovës Hashim Thaçi, si dhe Behgjet Pacollin, ish-presidentin e Kosovës dhe aktualisht kreu i AKR-së.

Ky takim në gjirin e Lalzit ndodh katër ditë para së hënën kur Hashim Thaçi do të shkojë në Hagë për të dëshmuar për akt-akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit Special për krime lufte.  

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese”, shkruan Meta në ‘Facebook’.

Për Metën dhe Hashim Thaçin, ky është takimi i dytë brenda pak ditësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy