Salianji: As sot s’u mblodh Kryesia e PD! Presidenti, jo post për azil luksi

Salianji: As sot s’u mblodh Kryesia e PD! Presidenti, jo post për azil luksi

Deputeti demokrat Ervin Salianji, deklaroi sot për mediat se as ditën e sotme nuk ka pasur mbledhje të Kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke thënë se gjithçka vjen për shkak se nuk plotësohet kuorumi i nevojshëm.

Lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri, deklaroi se të thuash që kandidati për President nuk duhet të jetë angazhuar në politikë 5 vitet e fundit është që ti shkosh pas fillit Edi Ramës.

Shumica mendojnë se Presidenti nuk duhet të jetë politik, por Presidenca nuk është vend për azil luksi. Sjell në vëmendje Italinë, ku Matarella vjen nga një eksperiencë e gjatë politike, nuk mund të thuhet që Presidenti të ketë marrë pjesë në kauza civile dhe të gjithë të bien dakord. Apo zgjedhim atë pensionistin me biçikletë apo atë të pajtimit të gjaqeve.

Lidhur me situatën në PD, ai shtoi se ecja e politikës së faktit të kryer është një moment nga i cili demokratët u ndanë pak kohë më parë.

Salianji shtoi ndër të tjera se do të njohë vendimmarrjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike sa i takon çështjes së Presidentit, teksa kërkoi që vëmendja e opozitës të jetë e fokusuar tek skandalet e qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy