Samiti i Zagrebit/ Basha: BE të mbështesë Shqipërinë, kriza ka thelluar papunësinë në vend

Samiti i Zagrebit/ Basha: BE të mbështesë Shqipërinë, kriza ka thelluar papunësinë në vend

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të mërkurën mori pjesë në Samitin e Liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të Partisë Popullore Europiane (PPE), në kuadër të Samitit të Zagrebit.

Përmes një njoftimi për mediat, mësohet se Basha ka kërkuar mbështetjen e Bashkimit Europian, pasi sipas tij, kriza ekonomike që ka përfshirë vendin është thelluar me numrin e lartë të vendeve të punës të humbura gjatë këtyre 2 muajve.

Krydemokrati ka folur dhe në lidhje me procesin e negociatave, ndërsa shton se plotësimi dhe zbatimi i kushteve është rruga drejt hapjes së negociatave dhe zgjidhjes së krizës së thellë politike në vend.

Ndërkohë, teksa i është referuar raportit të fundit të Freedom House, Basha ka shprehur domosdoshmërinë e reagimit të shpejtë për të ndalur zhbërjen e standardeve demokratike dhe të proceseve zgjedhore, goditjen ndaj drejtësisë së pavarur dhe lirisë së mediave.

Po ashtu, lideri i PD thekson se kërcënim real për mirëqenien dhe demokracinë përbën edhe rritja e nivelit të korrupsionit, siç konstatohet nga Transparency International.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy