Rama i del në krahë Bushatit pas sulmit në Kuvend: Reagoi instinktivisht ndaj agresionit të shëmtuar

Rama i del në krahë Bushatit pas sulmit në Kuvend: Reagoi instinktivisht ndaj agresionit të shëmtuar

Pas ngjarjeve të sotme në seancën parlamentare, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë e konsideron reagim instiktiv atë të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili hodhi ujë me shishe në drejtim të deputetëve të opozitës të mbledhur në pjesën e foltores së Kuvendit, pasi këta të fundit po qëllonin me vezë dhe mjellë në drejtim të kabinetit qeveritarë.

Përjashtimi i shefit të diplomacisë shqiptare nga Parlamenti për 10 ditë, për shefin e qeverisë ishte një reagim instinktivisht ndaj një agresioni të shëmtuar. Rama më tej në postimin në rrjetin social "Facebook"  thotë se rregullat vlejnë për të gjithë njësoj.

"Ditmir Bushati reagoi sot instinktivisht ndaj një agresioni të shëmtuar dhe gaboi!Kërkoi ndjesë publike e prapëseprapë u ndëshkua. Sepse për ne rregullat vlejnë njësoj për të gjithë dhe NE NUK JEMI NJESOJ SI ATA që jo vetëm s’e njohin ndjesën, po janë krenarë për shëmtitë e tyre!", shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy