
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me demokratët e Librazhdit. Shehaj ka deklaruar se për të forcuar partinë duhet shumë punë, ndërsa sipas tij, ndryshimi nuk vjen vetë.
“Ndryshimi vetë nuk vjen. Edi Rama nuk ka për ta dorëzuar kurrë pushtetin. Rotacioni nuk është i garantuar. Duhet punë, duhet të ndryshojmë Partinë Demokratike. Duhet ta bëjmë më të fortë. Duhet të hapim Partinë Demokratike, duhet të promovojmë njerëzit më të mirë. Kjo është zgjidhja”, është shprehur Shehaj.



