Pritet të zhvillohet një tjetër takim mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha me ftesë të presidentit Nishani.
Ky takim i dytë do zhvillohet në ambientet e presidencës për zgjidhjen e krizës politike dhe futjen e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit.
"Me ftesë të presidentit të republikës, Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha,sot në orën 19.00 në institucionin e presidentit të republikës", thuhet në njoftimin e presidentit.
Në takimin e parë mes Ramës dhe Bashës nuk u arrit asnjë marrëveshje duke i kthyer palët në pozocionet ku ata ishin më parë dhe duke hedhur akuza njëri-tjetrit.



