Partia e Lirisë do të mbajë sot Konventën Kombëtare ku do të zgjedhë Komitetin Drejtues Kombëtar.
Konventa do të nisë në orën 11: 00 dhe bëhet me dije se do miratohen disa ndryshime statutore dhe programi politik.
Po ashtu në një dalje publike, Ilir Meta bëri me dije se në këtë Konventë do zgjidhen dhe forumet e Partisë së Lirisë.
Nesër (sot) do të takohemi në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë, në mënyrë që të diskutojmë e të marrim vendime të rëndësishme për Shqipërinë që u përket të rinjve.
Kështu bëri me dije se Ilir Meta në rrjetet sociale.



