Vizita e Ramës në Kiev, Nazarko: Nuk ndikon në planin e jashtëm të vendit

Vizita e Ramës në Kiev, Nazarko: Nuk ndikon në planin e jashtëm të vendit

Nga studio e lajmeve në MCN Live analisti Shpëtim Nzarko ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kiev të cilënq e cilësoi si të zakonshme dhe jo të një karakteri të rëndësishëm.

Ai tha se nuk ka asnjë arsye për t’i dhënë rëndësi një vizite të tillë rutine, ndërsa theksoi se nuk ka ndonjë ndikim në planin e jashtëm të vendit.

Mendon atë protagonizmin që Rama lëviz për të marrë një rol, vizita vjen pas Ballkanit të hapur ku u fut dhe një vëzhgues që ishte Abazoviç. Është një vizite normale në botën ku po jetojmë tani, më shumë përshtypje të bën kërkesa e Zelenskyt për njohjen e  pavarësisë së Kosovës si një përgjigje për Kosovën të shqetësuar edhe nga nisma e Ballkanit të hapur. Ukraina më parë jo që se ka njohur Kosovën por ka mbajtur një qëndrim jo si vendet e tjera.

Në këtë rast Rama drejtpërdrejt lau në njëfarë mënyre llogaritë duke u justifikuar te kosovarët se ja unë vazhdoj kontributin tim për Kosovën. Si vizitë nuk ka arsye ti jepet rëndësi sepse ishte një vizitë rutinë, vetëm se Ukraina e sheh me simpati për shkak të situatës ku është, por me e parë si një vizitë të një karakteri të rëndësishëm nuk ka arsye. Është një vizitë që s’ka efekt në planin e jashtëm, mua s’më ka bërë përshtypje.

Elementi më i rëndësishëm është që Rama bëri një lëvizje shau për njohjen e Kosovës. Sa i përket ndihmës sonë të dhënë për Ukrainën dhe ndërtimi i një blloku banesash në Yrpin është një plan solidariteti. Rama tani është lojtar i vjetër i politikës dhe i di plus minuset dhe se çfarë e dëmton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy