Dialogu Kosovë-Serbi/ Sot në Bruksel takime mes kryenegociatorëve

Dialogu Kosovë-Serbi/ Sot në Bruksel takime mes kryenegociatorëve

Nisin sot në Bruksel takimet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Sipas REL, Burimet e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar takimet duke i përshkruar si “takime në kuadër të dialogut”, sepse nga përvoja e së kaluarës është parë se palët shpesh nuk janë takuar fare, por vetëm kanë pasur takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.

Megjithatë, për sot (22 shkurt) ka plane për zhvillim të një takimi të përbashkët.

Takimin e parë me Lajçakun pritet ta ketë, Besnik Bislimi, zëvëndëskryeministër i Kosovës.

Më pas takim të njëjtë do të ketë shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç.

Në orët e pasdites pritet të zhvillohet takimi i përbashkët me ndërmjetësim të Lajçakut.

Sipas burimeve të BE-së, takimet e së martës do të shërbejnë për të vazhduar diskutimet e lidhura me zbatimin e marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas burimeve diplomatike pritet që temat për të cilat do të diskutohet do të jenë çështja e të pagjeturve, ajo e targave të veturave dhe çështja e energjisë.

Takimi i 22 shkurtit zhvillohet pas një kohe relativisht të gjatë pa takime, me përjashtim të atyre të ekspertëve për çështjen e targave të veturave.

Burimet diplomatike në Bruksel kanë paralajmëruar se takimet e së martës do të shfrytëzohen për të testuar nëse ka gatishmëri të mjaftueshme mes palëve edhe për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, ka nisur më 2011.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy