Katër vite nga tërmeti tragjik, Begaj: Puna e jashtëzakonshme bëri që gjurmët e asaj fatkeqësie të kalonin shpejt

Katër vite nga tërmeti tragjik, Begaj: Puna e jashtëzakonshme bëri që gjurmët e asaj fatkeqësie të kalonin shpejt

Katër vite pas tërmetit tragjik në Durrës që la pas 51 viktima e qindra të plagosur, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte këtë të diel në Durrës ku midis të tjerash përkujtoi edhe tragjedinë që preku vendin tonë në vitin 2019.

26 Nëntori është, gjithashtu, një ditë për t’u ripërkushtuar ndaj vlerave të dhembshurisë, ndjeshmërisë dhe solidaritetit, është një ditë për të riafirmuar përkushtimin tonë për ndërtimin e një bote më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë. 4 vjet me parë ky qytet dhe  banorët e tij u përballën me një nga fatkeqësitë natyrore më të vështira që ka kaluar vëndi ynë dekadat e fundit. Vlerat njerëzore të këtij qyteti dhe të kombit tonë si: humanizmi, solidariteti, angazhimi, mobilizimi, dhe puna e jashtëzakonshme bënë që gjurmët e asaj fatkeqësie të kalonin sa më shpejt. Sot, pas 4 vjetësh, le të kujtojmë me respekt viktimat e tërmetit  të 26-nëntorit.

 Më tej ai theksoi se kjo ditë shërben edhe si një mundësi për ne, që të shikojmë të ardhmen me shpresë dhe vendosmëri.

Në këtë ditë le të kujtojmë mësimet e së kaluarës dhe t'i përdorim ato për të na udhëhequr në rrugëtimin tonë në të tashmen dhe të ardhmen. Durrësi është porta historike e Shqipërisë dhe e kombit për në Europë, dhe e tillë do të mbetet edhe në të ardhmen, kur sfidat tona do të jenë akoma më të rëndësishme, kur ne të jemi pjesë e familjes së madhe në Europën e bashkuar. Durrësi, si pak qendra të tjera urbane në Shqipëri, ka qenë Europë edhe në kohën kur e gjithë Shqipëria ishte nën zymtësinë e akullt, monotone e të dëshpëruar të grisë së Lindjes, sepse ka qenë portë e parë dhe port i Perëndimit në Shqipëri. Durrësi historik duhet të ruajë fizionominë e tij, e reja duhet ta respektojë e të harmonizohet me të.

Ndërkaq Begaj tha se në Durrës po realizohen investime domethënëse dhe projekte sfiduese me rëndësi urbane, të cilat pritet të krijojnë mundësi të reja punësimi, të nxisin zhvillimin ekonomik, të rrisin turizmin dhe mirëqenien e qytetarëve durrsakë.

Durrësi është ndër qytetet më të rëndësishme shqiptare. Të tillë e bën atë jo thjesht pozita gjeografike, por edhe rëndësia gjeostrategjike. Kjo rëndësi nuk lidhet vetëm me historinë e jashtëzakonshme të këtij qyteti dhe të shqiptarëve që jetojnë në 5 shtete në Ballkan, por kjo lidhet ngushtë me të ardhmen tonë të përbashkët, të ardhmen e kombit shqiptar. Korridori 8-të, qe lidh Lindjen me Perëndimin, projektet e mëdha infrastrukturore që do të ndërtohen, zhvillimi i Turizmit modern, i shoqëruar edhe me urat lidhëse, e bëjnë Durrësin portën kryesore të shqiptarëve me të ardhmen e tyre Europiane. Durrësi është krenari e Shqipërisë, është histori e hershme plot dritë në këtë anë të Adriatikut, është edhe e nesërme e padiskutueshme e historisë sonë moderne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy