Sulmi me armë ndaj Top Channel/ Berisha: Dënoj aktin e shëmtuar kriminal, dëshmi e pasigurisë së plotë në vend

Sulmi me armë ndaj Top Channel/ Berisha: Dënoj aktin e shëmtuar kriminal, dëshmi e pasigurisë së plotë në vend

Një akt kriminal të shëmtuar e ka konsideruar ish-kryeministri Sali Berisha sulmin me armë zjarri të godinës së Top Channel, ku mbeti viktimë roja i televizionit. 

Berisha thekson se ngjarja është dëshmi e dhimbshme të pasigurisë së plotë që ekziston sot në vend.

Në deklaratën e tij në rrjetet sociale thuhet:

Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.  Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy