“Korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”! Është ky mesazhi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili thotë se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022 për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekë lidhet me Tatimet dhe Doganat. “Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek të rinjtë, që në masë po detyrohen të braktisin vendin!” Sipas Metës, çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, si dhe rivendosja e llogaridhënies është interes dhe prioritet kombëtar.



