Propozimi i PS për mospezullimin e ministrave/ Kume: Duhet ndarë përgjegjësia morale nga ajo politike

Propozimi i PS për mospezullimin e ministrave/ Kume: Duhet ndarë përgjegjësia morale nga ajo politike

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, prezantoi ndryshimet e propozuara ligjore, përmes të cilave synohet që gjykatat të mos kenë më kompetencë për të pezulluar nga detyra ministrat apo funksionarë të tjerë kushtetues.

Lidhur me këtë nismë, gazetari Mariglen Kume u shpreh në “MCN Live” se duhet bërë një ndarje e qartë mes përgjegjësisë morale dhe asaj politike.

Pra a kishte mënyra të tjera SPAK për te vepruar, kishte edhe mënyra të tjera ligjore për të vepruar.

Kishte hapësira të tjera ligjore. Prokuroria, pasi kryen hetimet, mund të zgjedhë masa të ndryshme sigurie. Nuk ishte e vetmja rrugë pezullimi nga detyra. 

Ligjvënësi, kur ka përcaktuar që deputetët apo anëtarët e këshillave bashkiakë të mos pezullohen lehtësisht, ka pasur parasysh funksionin përfaqësues që ata ushtrojnë. 

Nëse ministri konsiderohet me të njëjtin legjitimitet politik si një deputet i zgjedhur, atëherë duhet të trajtohet në të njëjtën linjë sa i përket raportit me masat e pezullimit.

Nga ana tjetër, ai shtoi se duhet shmangur trajtimi i çështjes si tabu, duke theksuar se sistemi ligjor parashikon mekanizma të ndryshëm kontrolli dhe përgjegjësie, si në aspektin penal ashtu edhe në atë politik.

Duhet ndarë përgjegjësia morale nga ajo politike. Debati duhet të fokusohet te balancimi i pushteteve dhe respektimi i ndarjes së përgjegjësive, duke garantuar njëkohësisht funksionimin normal të institucioneve.

Duhen minimumi 84 vota për tu pranuar propozimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy