Balla kritika opozitës për sjelljen ndaj Dumanit në parlament,  Xhafaj: Prokurorët i quani të kapur kur s'ju japin të drejtë

Balla kritika opozitës për sjelljen ndaj Dumanit në parlament,  Xhafaj: Prokurorët i quani të kapur kur s'ju japin të drejtë

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, nga Kuvendi ka komentuar sulmet e opozitës ndaj SPAK ku u shpreh se nuk mund të sulmohen gjyqtarët dhe prokurorët vetëm kur nuk jep vendimin që ata duan.

Ai tha se Nuk ka prokuror apo gjyqtar të mirë kur u jep të drejtë dhe të kapur kur s'ju japin të drejtë.

Drupal Ad

 

 

 

Kuvendi ka përgjegjësi për problematikat dhe duhet që të propozojë zgjidhjet e duhura, jo përmes tavolinave hermetike, por përmes një procesi gjithë përfshirës dhe profesional dhe mazhoanca në reflektim të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të kuvendit e bëri këtë hap me ngritjen e një komisioni Posaçëm Parlamentar që ndër të tjera do ti jap mundësinë përfaqësuesve të vet sistemit ekspertëve dhe profesionistëve të saj që vet ato njerëzit e sistemit dhe përfaqësuesit e institucioneve të vendosin në një proces të hapur për reflektimet që duhet që të bëhen në sistem. 

Opozita heziton të bëhet pjesë e këtij procesit dhe ka zgjedhur paragjykimin mbi sistemin. Një pjesë e juaja i drejtohet SPAK si në një gjyq popullor duke kërkuar drejtësi dhe ndëshkim penal për kundërshtarët politik dhe pjesa tjetër bënë dhunuesin në publik ndaj SPAK, si ndodhi sot. Nuk ka prokuror apo gjyqtar të mirë kur u jep të drejtë dhe të kapur kur s'ju japin të drejtë.

Ndërsa ministri i Brendshëm Taulant Balla kritikoi qasjen e opozitës në sjelljen e sotme gjatë raportimeve të krerëve të institucioneve të drejtësisë. 

Ai u shpreh se raportimi i Prokurorit të Përgjithshëm është raport për kriminalitetit në vend dhe se foltorja nuk duhet përdorur për të sulmuar institucionin e pavarur, ata që folën këtu janë pushtetit gjyqësor.

Halli i një pjesë ka zënë grykën e të gjithë. Ajo që ndodhi sot është shkelje e asaj që ka parashikuar kushtetuta. Raportimi i Prokurorit të Përgjithshëm është raport për kriminalitetit në vend. Do desha shumë të raportoja për bashkëveprimin e policisë së shtetit, AMP bëjnë me këto institucione në raport me luftën ndaj kriminalitetit. Në vend që opozita të kërkojë shpjegime. Vjen pyetja pse mbahet në arrest shtëpie Sali Berisha.

Ajo qasje që turreni tek foltorja a thua se kishit hall që po i shkelet e drejta Hotit të mbajë një fjalim. Ndërkohë që foltorja i ishte dhënë dikujt tjetër. Shpresa për t’ju çliruar ju nga një ky makth është zero, por e sotmja në aspektin e sjelljes suaj ishte një shans tjetër i humbur. Minimalisht ju duhet të vinit këtu dhe pse jo edhe të duartrokisni që këto institucione kanë rezultate. A ka vend për tu përmirësuar?

Gjithmonë ka. Por mjafton që në krahun tjetër për ju është Sali Berisha dhe SPAK dhe SKAP. Nga ana tjetër e sallës nuk keni dëgjuar një fjalë të vetme që kjo parti të marrë në mbrojtje një person. E kemi thënë nga dita e parë që përgjegjësia është individuale. Ky është standardi që duhet të vendos Kuvendi. Foltorja nuk duhet përdorur për të sulmuar institucionin e pavarur, ata që folën këtu janë pushtetit gjyqësor. Ne jemi pushteti ekzekutiv të ndarë përmes parimit të kontrollit dhe të balancës.'

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy