Berisha: AKSHI, “miniera e floririt” ku janë plaçkitur shqiptarët. Bashkohemi në 8 maj në protestë

Berisha: AKSHI, “miniera e floririt” ku janë plaçkitur shqiptarët. Bashkohemi në 8 maj në protestë

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se çështja e “AKSHI-t” është miniera e floririt ku janë plaçkitur shqiptarët, ndaj ftoi qytetarët që të protestojnë në 8 maj.

 

Në komunikimin e sotëm publik ai deklaroi se kemi të bëjmë me një qeveri e cila funksionon vetëm për vete dhe vetëm për pasurimin e anëtarëve të saj e rrethit të tyre familjar. 

 

Ligji që parandalon, që mbron qytetarët nga abuzimi i zyrtarëve me pasuritë e tyre quhet ligji i konfliktit të interesit. Ky ligj është rrafshuar me zero. Ky ligj nuk ekziston më. Shembullin më së pari e dha vetë Edi Rama, kur ai me firmën dhe vulën e tij i ka dhënë vëllait të vet 38.000 m2 tokë. Kur ai ka shtrirë dorën e tij të zezë në të gjitha këto koncesione. 

 

Miq, çdo koncesion i tij del një vjedhje e madhe e përmasave të jashtëzakonshme. Por ai nuk u ngop vetëm me koncesionet. Gropa e madhe e zezë familjare e tij është AKSHI. AKSHI-n në të cilin Edi Rama, Linda Rama dhe Armand Frangu kanë patur minierën efFloririt. Kanë plaçkitur shqiptarët në qindra e qindra milionë euro. Për të realizuar këtë plaçkitje të madhe, Edi Rama në vitin 2017 nxorri një vendim qeverie me të cilin të gjitha tenderat në fushën e IT-së të të gjitha drejtorive, agjencive, ministrive të vendit do t'i bënte tashmë vetëm AKSHI. 

 

Në mënyrë që AKSHI të mos kishte më pak qindra milionë, por shumë e shumë qindra milionë tendera.  Ergys Agasi, ju e morët vesh që vera 33.000 euro që i dhurohej Edi Ramës për dreka dhe darka shoqërohej me 200.000 të tjera. Pra, kutia e verës përmbante vetëm një shishe dhe pjesa tjetër mbushej me 500-she euro. E megjithatë, Ergys Agasi apo Alias Ergys, Edi Rama, Alias Ergys Agasi, është i lirë, shëtit i lirshëm, shoqërohet nga policia, vazhdon punimet në pronat e sekuestruara. 

 

Ligji pra nuk ekziston. Ajo që mbetet, mbetet revolta qytetare. Ndaj ju bëj thirrjen më vëllazërore për çdo qytetar shqiptar të bashkohemi me datën 8 maj në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, në kryengritjen më të fuqishme paqësore kundër këtij regjimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy