“Drejtimin e LSI e lashë para 5 vitesh”, Meta flet për rikthimin në krye të partisë  

“Drejtimin e LSI e lashë para 5 vitesh”, Meta flet për rikthimin në krye të partisë  

Ish-Presidenti Ilir Meta dha këtë të hënë një prononcim për mediat nga selia e LSI-së, ku u pyet nga gazetarët nëse do të marrë drejtimin e LSI apo nëse do të krijojë një forcë të re. Meta vuri në dukje se nuk është aty për të marrë drejtimin e LSI-së, por për të sjellë mesazhin e popullit të “2 marsit”. Ai u shpreh se përpara na pret partia e referendumit, që do të mbrojë sovranitetin e vendit, pa dhënë detaje mbi projektin politik që ka në mendje.

Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse unë këtë drejtim e lashë para 5 viteve, për arsye të rrethanave që u krijuan në vend, dhe tejkalimin e ngërçit artificial politik. Jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI dhe për t’u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit. Triumfi i mesazhit të 2 marsit është që sovraniteti në Shqipëri i përket popullit. Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme. Zvicra s’ka asgjë më shumë se Shqipëria. Por që Shqipëria të bëhet si Zvicra duhet të bëj referendum. Partia e referendumit na pret përpara, është partia e popullit të 2 marsit. Referendumi do jetë shpata e Demokleut kundër kleptokratëve. Do përshpejtojë integrimin evropian në mënyrë mahnitëse”.

I pyetur nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën, Meta tha:

Do bashkëpunoj me çdo shqiptar të ndershëm, patriot, që kërkon rikthim të sovranitetit të Shqipërisë. S’jam në garë as me Berishën dhe s’kam qenë as me Lulushin. Shqipërinë se ndryshon as Meta, as Berisha, e ndryshon vetëm referendumi, është primarja e primareve. Referendumi është vetë Shqipëria. Kam një pushtet të jashtëzakonshëm. Pushteti më i madh që dua t’i jap vetes është triumfi i partisë së referendumit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy