Kriza politike, Shehi: Rama po i shkurton kohën negociatave

Kriza politike, Shehi: Rama po i shkurton kohën negociatave

Kreu i LZHK dhe aleati i Bashës, Dashamir Shehi tha se me këtë që bëri sot kryeministri Rama duke u tërhequr nga oferta e 25 prillit, po mundohet ti shkurtojë kohën negociatave. 

Shehi tregoi në studion e Tonight se Bashës i ka propozuar se shqiptarët duhet t’i çojmë në zgjedhje, pavarësisht se kur.

Tare: Çfarë ka ndryshuar nga paketa e McAllister me këtë të sotmen?

Shehi: Ato 4 ministra u bënë zv/ministra. Data e zgjedhjeve nuk është diskutuar. Sot Rama me mendjen e tij ka menduar që ka mbërrit goxha shumë dhe i ka mbyll pazaret në kampin e vet. Praktikisht nuk ka më kundërshtarë dhe mendon se mund të shkelë me këmbë opozitën. Është një ide e gabuar dhe këtë e thotë nje njeri si puna ime që ka hyrë tek liberale dhe po të vazhdojë me këtë arrogancë dhe njerëzit e urtë si puna ime do neverikoseshin. Ky njeri del e tallet me opozitën dhe thotë keni 48 orë. Ku do shkojmë ne? Do bëjmë ndeshjen e kthimit! Ky nuk mund të përcaktojë oraret dhe afatet. Në këtë mënyrë ky po i shkurton kohët negociatave. Duke e lënë kaq shumë nuk po na le shteg tjetër veç rrugës, rruga ka të papritura të tjera.

Tare: Çfarë propozuat në mbledhjen e grupit?

Shehi: Kam propozuar atë që e kam thënë hapur. Sido qoftë ne kemi për detyrë ti çojmë  shqiptarët në zgjedhje. Do t’i çojmë pas 5 javësh siç pretendon zotëria e tij, apo pas 5 muajsh sic pretendon zotëria tjetër, kjo është një çështje qëshpresojmë të arrijmë përmes negociatave, por qëllimi final i PD dhe aleatëve është ti cojë shqiptarëve në zgjedhje, por me kushte minimale të rregullit zgjedhor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy