Kryeministri Rama takohet me Mogherinin në Bruksel

Kryeministri Rama takohet me Mogherinin në Bruksel

Pas një dite të tensionuar në Kuvend gjatë votimit të kryeprokuorit të ri, kryeministri Edi Rama është nisur drejtë Brukselit ku është pritur nga Federica Mogherini.

Shefja për Politikën e Jashtë në Bashkimin Europian, Mogherini ka thëritur në një takim pune kryeminstrat e Ballkanin Perëndimor në Bruksel.

Të pranishëm kanë qenë edhe kryeministrat e tjerë të rajonit, ku pas mbledhjes kryeminsitri Rama ka zhvilluar një takim të veçuar me shefen e Diplomacisë Mogherini.

Lajmi bëhet publik përmes një njoftimi në twitter nga zëdhënësja e Komisionit Evropian Maya Koçijançiç.

Në takimin jo-formal të kryeministrave të rajonit, fokusi është te bashkëpunimi te sfidat e përbashkëta të vendeve të rajonit për integrimin evropian.

BE përmes nismave të tilla synon pikërisht afrimin e vendeve të rajonit për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Rama

“Frederica Mogherini priti në një darkë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Tani një takim i shkurtër bilateral me kryeministrin Edi Rama”, shkruan Kocijançiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy