Xhaçka dekoron atasheun ushtarak amerikan dhe flet për marrëdhëniet mes dy vendeve

Xhaçka dekoron atasheun ushtarak amerikan dhe flet për marrëdhëniet mes dy vendeve

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nderoi me “Medaljen e Mirënjohjes”, Atasheun Ushtarak Amerikan në largim, Kapiten i Rangut të Dytë Sam G. Wartell, i cili përfundoi mandatin e tij dy vjeçar. Në ceremoninë e posaçme ku merrte pjesë Ambasadorin i SHBA në Tiranë, Donald Lu, Ministrja Xhaçka i uroi mirëseardhjen Atasheut të ri Ushtarak, Kapiten i Rangut Dytë James Hilton.

Ministrja e Mbrojtjes vlerësoi kontributin dy vjeçar të kapiten Wartell, në rritjen e mëtejshme të nivelit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke i cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin kryesor strategjik në fushën e mbrojtjes, Ministrja Xhaçka nënvizoi faktin se këto marrëdhënie tashmë kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore.

"Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar në një proces modernizimi të FA, me synim rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake dhe veçanërisht të atyre strukturave që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO”, tha Ministrja e Mbrojtjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy