200 mijë euro "Babales" për të përgënjeshtruar dëshminë, Basha "kërcënon" Ramën: Larg duart nga dëshmitari “X” (VIDEO)

200 mijë euro "Babales" për të përgënjeshtruar dëshminë, Basha "kërcënon" Ramën: Larg duart nga dëshmitari “X” (VIDEO)

Kreu i Partisë Dermokratike, Lulzim Basha, denoncoi nga selia blu se kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj po tentojnë tjetërsimin e dëshmisë së Albert Veliaj për vëllain e ministrit, Agron Xhafaj.

"Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë-Krujës, i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu, 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike. Çdo përpjekje e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar apo për të blerë dëshmitarin x, thjesht i zhyt edhe më thellë Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën në skandalin ku janë përfshirë kokë e këmbë", deklaroi Basha.

Sipas kryedemokratit, plani për blerjen, kërcënimet ndaj dëshmitarit, intimidimi dhe sulmet ndaj gazetarit Jetmir Olldashi nxjerrin zbuluar frikën dhe përfshirjen e Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës në këtë veprimtari kriminale për të mbuluar narkoaferën e Agron Xhafajt.

Në një dalje të pazakontë për mediat, 10 ditë më parë, nga kjo sallë paralajmërova se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, në bashkërendim dhe bashkëveprim me struktura kriminale dhe njerëz të krimit të organizuar, kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal.

Basha deklaroi se presioni shtetëror dhe mafioz me paratë e krimit dhe të drogës është prova më e qartë e rënies shtetit dhe e kapjes së qeverisë "Rama" nga mafia dhe organizatat kriminale të trafikut të drogës.

Ai u bëri thirrje edhe njëherë tjetër qytetarëve që të bashkohen në protestën e ditës së shtunë për të shpëtuar vendin nga qeveria e krimit.

"Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi në protestën kombëtare të 26 majit për një Shqipëri të çliruar nga qeveria e lidhur me krimin. Për një Shqipëri të çliruar nga qeveria antipopullore e Edi Ramës që ka tradhtuar interesat e qytetarëve duke bashkëpunuar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij", tha Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy