Kodheli në krye të detyrës edhe në ditët e fundit si ministre (FOTO)

Kodheli në krye të detyrës edhe në ditët e fundit si ministre (FOTO)

Forcat e Armatosura janë angazhuar në shuarjen e zjarreve në Lezhë, Pukë dhe Elbasan. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka postuar në profilin e saj foto nga operacionet për shuarjen e zjarreve.

“Vera po ikën, por zjarret e qëllimshme vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra të gjelbra, nga veriu në jug.
Kësaj radhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë u angazhuan për shuarjen e vatrave të zjarreve në #Zejmen të Lezhës, #Karmë të Pukës dhe #LabinotFushë të Elbasanit”, shkruan Kodheli.

Kodheli mban detyrën e ministres së Mbrojtjes deri në dekretimin e qeverisë së re nga presidenti Meta, që pasohet nga betimi në Kuvend.

Vendin e saj në krye të Ministrisë së Mbrojtjes e zë Olta Xhaçka, e cila në muajt e fundit ka mbajtur postin e ministres së Mirëqenies, pas shkarkimit të Blendi Klosit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy