Gjiknuri: Ligji i ri Zgjedhor i hap rrugën aplikimit të votës së emigrantëve

Gjiknuri: Ligji i ri Zgjedhor i hap rrugën aplikimit të votës së emigrantëve

Bashkëkryetari socialist i komisionit të Reformës zgjedhore i përgjigjet opozitës parlamentare e cila sot u shpreh hapur se do të votojë kundër çdo ndryshimi eleketoral nëse nuk përfshihet vota e emigrantëve, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe listat e hapura.

Përmes një statusi në Facebook, Gjiknuri thotë se Ligji i ri Zgjedhor i hap rrugën aplikimit të votës së emigrantëve.

Kam ndjekur me vëmendje reagimet publike rreth çështjes së votës së emigrantëve. Fatkeqësisht, retorika politike rreth dy-tre çështjeve të tjera të reformës e la jashtë vëmendjes së medias trajtimin e zgjidhjes ligjore që është dakordësuar për votën e emigrantëve. Kjo mungesë vëmendjeje u la hapësirë spekulimeve”, thekson ai.  

Gjiknuri bën me dije se vota e emigrantëve është premtim dhe angazhim i marrë nga Partia Socialiste për t’u adresuar, duke shtuar më tej se më kërkesën e PS-së kjo temë u përfshi në axhendën e punës së reformës zgjedhore.

Në Ligjin e ri Zgjedhor është përcaktuar udhërrëfyesi që do të mundësojë zbatimin e votës së emigrantëve. Në vend që të hartonim dispozita të detajuara në ligj që më pas do të ishin të pazbatueshme dhe do të dështonin, me këshillën e ekspertëve ne zgjodhëm ti japim detyrën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi i posaçëm teknik që me Akt Normativ dhe rregulla të posaçme të mundësojë aplikimin e votës në distancë e cila do të shpërndahet sipas qarqeve përkatëse në llogaritjen përfundimtare të rezultatit zgjedhor në Shqipëri”, tha ai.

Sipas tij, ky është një detyrim i ri ligjor për KQZ që nuk e ka patur më pare, ndërsa thekson se miratimi sa më shpejt i Ligjit të ri Zgjedhor do t’i mundësojë këtij institucioni të kryejë të gjithë fazat e përgatitjes së infrastrukturës, për ta bërë të mundshëm aplikimin e votës së emigrantëve që në zgjedhjet e ardhshme.

Gjej rastin të ftoj të gjithë mekanizmat dhe organizatat e diasporës të bashkëpunojnë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të kontribuar bashkarikisht në përcaktimin e teknikaliteteve dhe infrastrukturës më të përshtatshme”, deklaron Gjiknuri.

Ai thekson se qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ti ofruar KQZ-së të gjithë bazën e të dhënave, njohuritë dhe mbështetjen e nevojshme financiare për ta kryer me sukses këtë detyrim ligjor.

Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund këtij procesi për tu mundësuar të gjithë emigrantëve shqiptarë të drejtën e shprehjes me votë në zgjedhje parlamentare”, tha Gjiknuri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy