Ish-kryeministri Berisha ka psotuar në profilin e tij një foto, në të cilën, sipas tij, shfaqet Klement Balili.
Duke iu referuar si gjithmonë qytetarit dixhital, Berisha shkruan se i ashtuquajturi Eskobari i Ballkanit ndodhet në breg të detit në Sarandë, duke peshkuar.
“Escobari i Ballkanit nën mbrojtjen e Ediscobarit të Europes peshkon i qetë në resortin e tij luksoz "Santa Quaranta"! sb”, shkruan Berisha.
Klement Balili rezulton në kërkim ndërkombëtar prej disa muajsh. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.



