
Politologu Ilir Kalemaj, për shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese të padive ndaj ministres së Jashtme Olta Xhaçka, për shkak se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik në jug, citon një nen të Kushtetutë që ndalon deputetin të që të merret me çdo aktivitet fitimprurës përveç mësimdhënies, ndërsa ministri ndalohet edhe në këtë pikë.
Duke folur nga studio e MCN Live, ai deklaroi se zonja Xhaçka mund ta ketë të shoqin biznesmen, por ironizoi duke thënë se nuk di të jetë pronar i tokave në Dhërmi.
Nuk di të ketë lindur pronar i tokave në Dhërmi ku ndërtohen hotele me 5 yje, aq më tepër kur ke bashkëshorten ministre dhe kur bashkëshorti ka qenë deputet.
Është një akt flagrant i konfliktit të interesit, nuk po themi shpërdorim detyre se janë çështje që i merr Prokuroria.
Heqja e mandatit mund të jenë hapi i radhës. Partia Demokratike vete me dy padi në Kushtetuese, shkojnë të ndarë me dy padi, ku njëra palë akuzon tjetrën që padia tjetër çon ujë në mullirin e Ramës.
Kjo gjë nuk e ndihmon kauzën e opozitës, se njëra është për procedurë dhe tjetra për heqjen e mandatit të zonjës Xhaçka.
Duhet pritur vendimi i Kushtetueses për të parë nëse është shkelur ky nen nga zonja Xhaçka.



