Roli i Bashës në UÇK/ Kryetari i Komunës së Mitrovicës: Shpifje të ulëta

Roli i Bashës në UÇK/ Kryetari i Komunës së Mitrovicës: Shpifje të ulëta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim zyrtar me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Në nje deklaratë zyrtare pas takimit me Bajraktarin, Basha është shprehur se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për atë çfarë po ndodh me Kosovën, referuar akuzave ndaj krerëve të UÇK-së.

“Kam kenaqësi dhe nderin e veçantë që të mirëpresë kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Si qytetar nderi i Mitrovicës, dua t’i shpreh mirënjohje për vizitën e tij por dhe për mikpritjen e madhe që më bëri para disa muajsh gjatë vizitës time. Kemi folur për sfidat e mëdha me të cilat po përballet Kosova dhe domosdoshmërinë e një përgjigje të bashkuar në interesat e Shqipërisë e Kosovës. Solidarizim me Kosovën për përballjen e këtyre sfidave.”, është shprehur Basha.

Për mediat ka folur edhe kryetari i komunës së Mitrovoicës, Agim Bajratari, i cili ka shprehur mbështetjen e tij, duke i dalë në mbrojtje liderit të opozitës mbi akuzat për hetimet e luftës së UÇK-së.

“Sot kam ardhur të vizitojë mikun tim dhe qytetarin tim. Pasi për punën dhe kontributin e kam shpallur qytetar nderi. Ndaj i bëj një apel të gjithëve krerëve të partive politike në Shqipëri e Kosovë që të bashkohen në një trup. Pasi kemi një tragjedi në Kosovë. Kosova është në një situatë të keqe dhe të brengosur. Pasi UÇK po trajtohet në Hagë padrejtësisht. Ndaj shpifjet më të ulta që do t’i bëjë dikush me qëllime të caktuara, nuk i takojnë Bashës, ndaj jemi këtu. Që të mbrojmë në emër të të gjithë shqiptarëve të Mitrovicës. Pasi e kemi nip dhe si i tillë ka dhënë kontribut të veçantë për Kosovën. Kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë. Shpifjet e disa njerëzve, që s’dua t’ja përmend emrin, janë të ulëta, prej fundit”, -pohoi kryetari i Komunës së Mitrovicës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy