
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thotë se festat e fundvitit i gjejnë qytetarët shqiptarë të varfër e pa mundësi për të përballuar shpenzimet. Çmimet e rritura nga kriza rëndojnë më shumë mbi pensionistët, të cilët sipas saj, nuk mund të shtojnë pothuajse asgjë në tryezën e festës me bonusin 5 mijë lekë që u ka dhënë qeveria. Xhixho bën një krahasim me qeverinë e Kosovës, e cila dha për pensionistët 100 euro, ndërsa përfshiu në paketën e fundvitit edhe fëmijët dhe siguroi me një fond të posaçëm ngrohjen gjatë stinës së ftohtë.
Çmimet në stratosferë për festa, qeveria pasurohet, mbështetja për qytetarët mbetet zero! Çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje të jashtëzakoshme duke pamundësuar festat për shqiptarët. Për pensionistët u dha një bonus qesharak prej 5 mijë lekësh, i cili nuk sjell pothuajse asgjë në tryezën e festës. Çmimet e shportës janë rritur me 30-40%, gjeli i detit ka shkuar 12 mijë, ndërsa bonusi mbetet njësoj prej të paktēn 15 vitesh.
Ndërkohë që:
59 për qind e shpenzimeve mujore të pensionistëve shkojnë për ushqim
Pensioni mesatar në Shqipëri është 39% më i ulët se në rajon
Ndërkohë, Kosova me buxhetin 2 fish me të vogël se të Shqipërisë jep:
100 euro për pensionistët
100 euro për fëmijët
Subvencione për ngrohjen gjatë dimrit
Këtu dallohet një qeveri e përgjegjshme që mbështet qytetarët nga qeveria e inceneratorëve dhe PPP-ve që prioritet të vetëm ka xhepat e saj e të klientëve të vet.



