Juncker,  Hahn dhe Mogherini sot në Tiranë (VIDEO)

Juncker, Hahn dhe Mogherini sot në Tiranë (VIDEO)

Pasditen e sotme mbërrijnë në Tiranë Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, zëvendëspresidentja Federika Mogerini dhe Eurokomisioneri Johanes Hahn, të cilët kanë nisur kështu turin ballkanik që vijon deri më 1 mars.

Axhenda e takimeve me krerët e shtetit në Shqipëri nis me pritjen nga kryeministri Edi Rama, teksa pritet me kureshetje konferenca e përbashkët për shtyp mes tij dhe Presidentit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker.

Pas ndalesës në Maqedoni e Shqipëri, sipas njoftimit nga vetë komisioni europian, turi ballkanik do të vijojë me Serbinë të hënën pasdite, Me malin e martën,  Kosovën dhe Bosnjen të mërkurën për ta përmbyllur më 1 mars në Bullgari.

Turi ballkanik vjen pasi komisioni europian prezantoi strategjinë e re të Zgjerimit, ku vlerësohet progresi në 6 vendet e Ballkanit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy