Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 27 shkurt në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 27 shkurt në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen të hënën më 27 shkurt në Bruksel.

Takimi do të mbahet në kuadër të vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë thuhet në njoftimin për media të BE-së.

Të hënën, më 27 shkurt, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. 

Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçák, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët dhe më pas do të mbahet një takim i përbashkët. 

Sipas njoftimit në fokus të takimit do të jetë Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiç herën e fundit janw takuar gjatw vitit tw kaluar në kryeqytetin belg.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Palët kanë synime të ndryshme sa i përket marrëveshjes finale, që synohet të arrihet në këtë proces.

Kosova insiston në njohje reciproke.

Ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy