Berisha takim me të rinjtë e FRPD-së:  Politika e Ramës solli një komb në shkretëtirë

Berisha takim me të rinjtë e FRPD-së: Politika e Ramës solli një komb në shkretëtirë

Ish-kryeministri Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e FRPD pak ditë përpara protestës së thirrur më 7 korrik.

Gjatë bashkëbisedimit me ta Berisha tha se të gjithë duhet të bashkohen për një lëvizje që do i kthejë shqiptarëve lirinë.

Duke vazhduar arsyetimin e tij, Berisha tha se Rama dhe Veliaj po vjedhin qytetarët shqiptarë.

Është kënaqësi të takohem me ju. Forumi ishte qershia mbi tortë, diamant i kurorës që e shndërroi PD në një parti të vërtetë opozitare. Sot mblidhemi me besimin se së bashku do të zhvillojmë një betejë jetike për vendin, të ardhmen dhe kombin. Në këtë kontekst nëse PD ka një mision së bashku me forcat tjera opozitare në këtë kohë kritike për të , në krye të këtij misioni qëndron forumi rinor, të rinjtë opozitarë që si misionarë do të bëjnë gjithçka për të fituar zemrat e të rinjve dhe të qytetarëve që të bashkohemi për ndryshimin e Shqipërisë. Të bashkohemi në një lëvizje të madhe që duhet t’u rikthejë lirinë shqiptarëve. Një vend mund të ketë pasuri të pafundme natyrore, por ndonjëherë shndërrohet në mallkim, Ju jeni dëshmitarë se çfarë po ndodh gjatë këtyre viteve me pasuritë publike të shqiptarëve. S’ka njeri që nuk përmend skemën e vjedhjeve të parave të shqiptarëve nga mafia Rama-Veliaj, një treshe e tyre krijon 24 ndërmarrje për të vjedhur para të buxhetit të shtetit. Të gjitha këto qëndrime të kësaj qeverie e cila në çdo firmë ka vjedhje, kanë arritur të rrënojnë brezin e ri.

Ish-kryeministri tha se Rama ka arritur të vrasë shpresën.

Kanë arritur t’i vrasin shpresën, t’i krijojnë bindjen se ky vend nuk bëhet. S’ka goditje më të madhe për Shqipërinë se mendimi i shqiptarëve se vendi nuk bëhet. Zbresim si opozitë e vërtete, me qëllimin për të filluar një stinë të re në betejën e tyre për të dalë nga monizmi në rrafshin politik. Ky njeri që vjedh më mafien e tij ofron kanabisin , paratë e krimit si shkëmbim për mohimin e lirisë. Kjo politikë e këtyre viteve na solli një komb në shkretëtirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy