Kulla: Kurti, i vetmi lider shqiptar që mund t’i dalë kundër Trump-it 

Kulla: Kurti, i vetmi lider shqiptar që mund t’i dalë kundër Trump-it 

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha se i vetmi lider shqiptar që mund t’i dalë kundër Donald Trump-it është Albin Kurti. 

Duke folur në emisionin "Zonë e Lirë" Kulla tha:

I vetmi lider shqiptar që mund të dalë kundër Trump-it është Albin Kurti. Këta të tjerët i ke të gjitha se çfarë thotë Trump-i. Nëse do ketë një Pazar të madh për korrigjim kufijsh mes SHBA-ve dhe Rusisë në të gjithë Lindjen, hapet Kutia e Pandorës edhe për Ballkanin”.

Kreu i ri i Departamentit amerikan të Shtetit, Marco Rubio është takuar me ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Duke komentuar foto e publikuar së fundmi në media, Kulla tha:

Kjo është foto e tanishme. Sekretari i Shtetit shkon të hajë drekën në mensën ku hanë edhe diplomatët e tjerë. Takon vartësit e vet të DASH, që kanë statusin e diplomatit, dhe me të cilët ai është i detyruar të bashkëpunojë. Dërgesa e znj.Kim në Filipine si ambasadore nuk është ulje, është ngritje e nivelit të lartë për rolin e saj. Nëse znj.Kim është sjellë keq në Shqipëri apo Azejrbaxhan do ta çojnë në një vend tjetër të botës, s’do ta vrasin. Që ne të presim që sa të shkojë në zyrë Sekretari i Shtetit të vrasë vartësit…!”
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy