Analisti Ilir Kalemaj duke komentuar zgjedhjet lokale të 14 majit thotë se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për kandidatë për kryebashkiakë.
Pas Tiranës, ai tha se Fieri është qark shumë i rëndësishmi dhe për numrin e deputetëve se ka 16 deputetë.
Nga studio e MCN Live, Kalemaj deklaroi se janë konfirmuar gjysmë zyrtarisht Tirana, Fieri, Lushnja, por shtoi se është herët për të folur për konfirmime zyrtare.
Në rastin e Vlorës kryetari i bashkisë është shpallur non grata nga kryetari i Partisë Socialiste. Gjithë atributet i ka marrë qeveria qendrore për çdo arritje.
Në mënyrë absolute nuk pritet kandidimi i tij. Ka bashki të tjera që kanë performuar dobët, disa u përgëzuan për punë të mira si Korça, etj.
U tërhoq veshi dhe për bashkinë e Shkodrës, se ishin në prag falimentimi për menaxhimin financiar. Kemi dhe hartën e re territoriale-administrative.
Dje kishim një takim Aliebaj-Balla, pritet të shkojë 78 numri i bashkive, për të parë sa kandidatë do kemi në zgjedhjet lokale.
Qarqe si Fieri që ka numrin më të madh të bashkive pritet të shihet, pas Tiranës. PS ka ndezur motorët elektoral.
Lidhur me praninë e vajzave dhe grave në politikë, deklaroi se jemi zyrtarisht vendi me pjesëmarrjen më të madhe të femrave në qeveri, madje tha se ia kemi kaluar dhe Finlandës për praninë e tyre në përbërjen e qeverisë.
Përtej faktit që femrat janë më pak konfliktuale, meritokracia nuk duhet të pyesë nëse është femër apo mashkull, por duhet në bazë të performancës, gjithçka duhet të jetë në bazë të meritës jo gjinisë.
Dualiteti një femër një mashkull në drejtimin e partive në rrethe, ka bërë që të çedojë, duke i dhënë nga ana tjetër pushtet të pakufizuar kryetarit të bashkisë, duke qenë se 61 bashki i ka Partia Socialiste dhe ka marrëdhënie me pushtetin qendror.
Kjo i nxjerr disi jashtë loje figurat e tjera politike si kryetarët në rrethe.



