Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka bërë një sërë deklaratash politike në MCN Live, duke komentuar zhvillimet brenda opozitës, rolin e Sali Berishës në drejtimin e Partisë Demokratike, si dhe situatën e qeverisjes së Edi Rama.
Ndoka u ndal te lëvizjet politike në Evropë, duke i cilësuar ato si pjesë të një dinamike normale të zhvendosjeve ideologjike mes së majtës dhe së djathtës, duke përmendur si shembuj Francën, Gjermaninë dhe Hungarinë.
Në fokus të deklaratave të tij ishte edhe situata në Partinë Demokratike, ku sipas Ndokës, Berisha po përpiqet të konsolidojë kontrollin dhe të riformësojë partinë, ndërsa njëkohësisht përballet me sfida të brendshme dhe me perceptimet politike të krijuara ndër vite.
Sipas tij, opozita ndodhet në një proces riorganizimi dhe po synon të krijojë një alternativë të qëndrueshme qeverisëse, ndërsa theksoi se tensionet politike brenda vendit janë të lidhura ngushtë me zhvillimet ndërkombëtare dhe qëndrimet e partnerëve strategjikë.
Në përgjithësi politika kështu lëviz pra zhvendosje nga e majta te e djathta, pra kur ka një lëvizje që bënë sens kjo ka ndodhur në Francë, Gjermani pra në këtë aspekt është një lëvizje interesante, demokraci funksionale. Hungaria na dha një mesazh ne këtu në Shqipëri.
Berisha po merret me partinë dhe do ishte mirë ta kthente PD në parti demokratike reale, por ai ka zgjedhur të kundërtën që ta mbarojë procesin e zgjedhjeve në atë parti, ta mbarojë me stilin e tij. Berisha në momentin që rizgjidhet kryetar i PD ka zgjedhur që personazhet që bëjnë zhurmë ti anashkalojë, për faktin që ata kanë njëlloj paragjykimi që nuk kanë ide etj etj, Berisha ka një armë në dorë sepse Berisha ka mundësinë e hapjes së partisë.
Me traumat që ka kaluar PD dhe interferimet qe Rama ka aty, te ajo parti në këtë sens Partia Demokratike është mbyllur në lëvozhgën e vet dhe pastaj mund të ketë një hapje të madhe spektakolare në varësi të zhvillimeve. Kjo është rruga e vetme për të cilën dhe po punohet, këtë do dhe Berisha dhe nëse e do dhe e realizon sepse nuk ka dhe rrugë tjetër.
Në deklaratat e tij më të forta, ai foli edhe për të ardhmen politike të qeverisë, duke pretenduar se opozita po punon për një dobësim gradual të pushtetit aktual dhe për një “goditje politike” ndaj qeverisë Rama në të ardhmen.
Opozita po bënë punën e saj që 'vdekja politike' e Ramës të vijë sa më shpejt.Opozita po respekton direktivat e ndërkombëtarëve, por ka ruajtur disa standarde dhe rregulla që alternativa të vijë në mënyrë organike. Berisha e ka mundësinë që kur të fillojë përballja elektorale të dalin figura të reja të tjera.



