Rama e Bushati përshëndesin marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë

Rama e Bushati përshëndesin marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë

Këtë të martë është arritur një marrëveshje historike mes Athinës dhe Shkupit në lidhje me emrin e shtetit të Maqedonisë, që pas shumë diskutimesh dhe negociatash mes dy vendeve më në fund u vendos të quhej “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Përmes një postimi në Twitter, Rama përgëzon fqinjët për emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Dy udhëheqës progresivë të vendeve fqinjë shenjuan historinë sot dhe i treguan Bashkimit Europian dhe gjithë botës se kur ka vizion dhe vullnet për të tejkaluar pengesat e së shkuar dhe të gjejnë hapësirat për të parë nga e ardhmja. Respekte për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev. Ballkani sot është një vend më i sigurtë”, shkruan Kryeministri Rama.

Për marrëveshjen e arritur ditën e sotme ka reaguar edhe shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati. Me anë të një mesazhi në Twitter, ministri Bushati shkruan se kjo i hap rrugë jo vetëm një vendi, por të gjithë rajonit drejtë familjes euroatlantike.

Urime fqinjëve tanë për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike. Kjo i hap rrugën jo vetëm një vendi, por të gjithë rajonit drejt familjes Euro-Atlantike. Pavarësisht vështirësive, diplomacia tregoi që funksionon”, shkruan Bushati.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy