Ben Blushi ka firmosur që partia e drejtuar prej ti, të garojë në zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa deklaroi se standardet zgjedhore janë të kërcënuara.
Blushi tha se ka shumë para të pista në qarkullim, ndërsa akuzoi me emra konkret ata që sipas tij cenojnë dhe ndikojnë në standardet zgjedhore.
"Votat në Shqipëri i numërojnë 4 njerëz, këta 4 njerëz janë edhe subjekte edhe bllokues të reformës në drejtësi, janë Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta, Fatmir Mediu. Pyes shqiptarët; a besojnë këta se mund të ketë zgjedhje të drejta në qoftë 4 njerëz numërojnë votat e gjithë shqiptarëve? Ne kërkuar numërim elektronik çka nuk po bëhet, i sabotuar nga të gjithë partitë e vjetra. Këtë nuk e duan as partitë e vjetra", deklaroi Blushi.
Partia libra deri tani ka mbledhur 10 mijë firma nga 5 që i kërkohen për t’u regjistruar ne KQZ.



