Basha i përmendi në Parlament si oligarkë, Çani: Ndoshta Kastrati dhe Mane janë vonuar me ndonjë gjë, nderi ka afat

Basha i përmendi në Parlament si oligarkë, Çani: Ndoshta Kastrati dhe Mane janë vonuar me ndonjë gjë, nderi ka afat

Lulzim Basha i quajti oligarkë Shefqet Kastratin dhe Samir Manen që Edi Rama preferoi t’i konsideronte “sipërmarrës dhe bizesmenë të mëdhenj” gjatë seancës në parlament dhe si rrallëherë foli me emra.

Basha përmendi Kastratin Kastratin për kontrabandë nafte dhe Manen për tenderin e tunelit të Llogarasë. 

Por fakti që përmendi vetëm dy emra dhe jo të tjerë është seleksionim sipas gazetarit Arian Çani. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Çani tha se ndoshta këto të dy janë vonuar me ndonjë gjë dhe ndoshta kanë kaluar afatet, sepse sipas tij nderi ka afat.

“Ka një rregull që nga kohët e lashta që mjafton të flitet për ty dhe kjo është reklamë. Mospërmendja është skenari më i keq. Kjo nuk është gjë e keqe për ata. Por fakti që përmend vetëm ata të dy dhe lihen 2-3 të tjerë se di pse bën seleksion. Ndoshta këto të dy janë vonuar me ndonjë gjë. Ndoshta këta të dy kanë kaluar afatet, spese Basha duhet ti përmendë të gjithë. Nderi ka afat”, tha Çani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy