17 vjetori i Pavarësisë/ Osmani dhe Kurti, homazhe në Prekaz dhe te varri i presidentit Rugova

17 vjetori i Pavarësisë/ Osmani dhe Kurti, homazhe në Prekaz dhe te varri i presidentit Rugova

Në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, krerët shtetërorë të vendit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë shprehur mirënjohjen për sakrificën dhe kontributin e popullit shqiptar në luftën për liri dhe pavarësi.

Ata morën pjesë në ngritjen solemne të flamurit dhe kryen homazhe për nder të figurave historike që kanë luajtur rol kyç në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti vendosën kurora lulesh te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, duke nderuar kështu rolin e tij të pazëvendësueshëm në udhëheqjen e Kosovës drejt shpalljes së pavarësisë. Ata shprehën mirënjohjen për kontributin e Rugovës në procesin e ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës.

Pjesë e aktiviteteve ishte edhe vizita në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku udhëheqësit e vendit bënë homazhe për të nderuar sakrificën dhe kontributin e familjes Jashari në luftën për liri.

Ata theksuan rëndësinë e kujtimit të figurave si Adem Jashari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Homazhe janë bërë gjithashtu në varrin e veprimtarit Adem Demaçi, ku u kujtua kontributi i tij i jashtëzakonshëm për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar.

Ata theksuan se sakrifica dhe përkushtimi i Demaçit do të mbeten përgjithmonë në kujtesën kombëtare.

Gjatë ditës krerët institucional kanë bërë nderime dhe pranë Monumentit të të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë.

Përveç homazheve, ditën e Pavarësisë janë organizuar edhe aktivitete të tjera kulturore, për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme për historinë e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy