Në hapje të fushatës elektorale, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi komentoi edhe listat e kandidatëve për deputetë. Idrizi tha se një votë për Dashamir Tahirin në Vlorë, i cili ndodhet i pesti në listën e PD është një votë për Vangjel Dulen. Ai tha se çamët nuk janë budallenj të votojnë Vangjel Dulen.
Tahiri komentoi edhe mungesën e koalicioneve në këto zgjedhje duke thënë se kjo është një sjellje e pabesë ndaj votuesve.
“Mungesa e koalicioneve është një sjellje e pabesë ndaj votuesve të tyre. Ne nuk trembemi se PDIU nuk është një parti e vogël, por një parti e madhe që e duan këtë vend”- tha ai.
Kreu i PDIU-së, nuk ka kursyer as thumbat drejtuar kryeministrit dhe liderit të opozitës.
Idrizi i ka kujtuar të gjithëve se fatmirësisht, falë paktit Rama Basha të gjithë kampet politike janë në garën elektorale, duke ironizuar:
“Sot fatmirësisht janë të gjithë në garë, ish-opozita dhe ish-qeveria, pasi sot janë bashkë”...



