Pedagogu i shkencave politike dhe gjeopolitikës Shpend Gashi pas paraqitjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në SPAK dhe akuzave me të cilat po përballet shprehet se po merr stimul si njeriu që do drejtoj opozitën nesër.
Në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, Gashi deklaroi se Veliaj do jetë njeriu që do përçajë Partinë Socialiste nesër.
Edi Rama e mbron Veliajn, se Rama mbron veten.
Erion Veliaj ka fuqi destabilzuese në Partinë Socialiste, se grupi parlamentar në PS, ka më shumë në pjesën e tij, nga ata që anojnë nga Veliaj, si Toni Gogu, Plarent Ndreca etj.
2027 është fundi i mandatit të bashkisë, Veliaj nuk ka më mundësi të kandidojë sipas ligjit, nëse do të ndjehej aq fajtor dhe nëse nuk do të kishte shpatullat e ngrohta do të kishte ikur.
Ky zotëria i ka turbulluar ujërat brenda PS, ku po shkon në SPAK dhe nxjerr kërcënime për gazetarë dhe analistë se ju jeni përpjekur të më korruptoni mua.
Ky zotëria ka dy vjeçarin e jetës së vetë. Ka për tu faktorizuar si eksponenti më i fuqishëm në PS.
Lufta me Edi Ramën, ka filluar para se të fillonte skandali.
Rama mbreti në sundim, është i trembur dhe masakruar psikologjiksht se dikush po rritet pa miratimin e tij.
Është fuqizuar më shumë se sa duhet, ka krijuar struktura paralele brenda Partisë Socialiste.
Për këto dy vjet e gjysmë ai po u tregon të gjithëve se unë jam personazhi politik.
A do e mbajë apo jo, a ka profilin e duhur, kjo mbetet për tu parë.
Vetëshkatërrimi i Partisë Socialiste do të vijë nga Erion Veliaj.



